Ftesë për aplikim për grante për bizneset ekzistuese dhe ato fillestare

0
795

Zyra për Investime dhe Mbeshtetje të Bizneseve njofton se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka hapur ftesën për aplikim për grante për bizneset ekzistuese dhe ato fillestare. Shumat e granteve që do të ipen janë si më poshtë:

• Lloti 1 – Projekte të reja biznesi (ndërmarrje të reja/ fillestare), nga minimum 2,000 € deri në maksimum 5,000 €.

• Lloti 2 – Ndërmarrjet ekzistuese (ndërmarrje deri në 2 vjet), nga minimum 5,000 € deri në maksimum 10,000 €.

• Lloti 3 – Nërmarrje të vogla (mbi 2 vjet), nga minimum 10,000 € deri në maksimum 20,000 €.

Për të gjitha llotet, përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri në 40%. Sektorët që NUK përkrahen janë: tregtia (me pakicë e shumicë), ndërtimtaria, dhe bujqësia.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 28 shkurt 2018.

Takimi informues do të mbahet sot, më 2 shkurt 2018, në sallën e Kuvendit Komunal, në Gjilan, duke filluar nga ora 10:00.

Për më shumë informacione dhe për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim klikoni në: https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here