Kura e cila shpërbën gurët në veshka dhe tëmth

0
792

Gurët e veshkave dhe të tëmthit janë depozita të forta të cilat formohen në veshka dhe në fshikëzën e tëmthit, respektivisht. Këto gjendje janë të zakonta dhe deri diku të dhimbshme për ata që i përjetojnë.

Risku tek gratë për të zhvilluar gurë në tëmth është 50%, kurse tek meshkujt 30%, ndërsa për të zhvilluar gurë në veshka është 1 me 10 për burrat dhe 1 me 35 për gratë.

Receta e mposhtme do t’i vijë në ndihmë të gjithëve atyre që vuajnë nga këto probleme. Ka shije të freskët dhe aftësinë për të zbutur e shpërbërë rërën dhe gurët e lokalizuar në veshka dhe fshikëzën e tëmthit. Është treguar e dobishme edhe në trajtimin e problemeve të tjera shëndetësore gjithashtu:

Përbërësit:

-250 gramë limona ( së bashku me lëkurën)

-250 gramë mjaltë organik

-250 gramë rrënjë majdanozi ( e grirë)

-250 gramë vaj ulliri

-250 gramë sheqer kafe

Udhëzime:

Lani mirë limonat, pritini në copa dhe frulojini në blender. Më pas, qëroni lëkurën e rrënjëve të majdanozit dhe shtojini dhe ato në blender. Shtoni më pas përbërësit e tjerë tek përzierja. Frulojini mirë për të përftuar një përbërje homogjene.

Si ta konsumoni:

Konsumoni një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh dhe një tjetër në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat. Mund të merrni edhe dy doza, duke u siguruar që është gjithmonë e freskët. Gjatë këtij trajtimi këshillohet të pini shumë ujë dhe lëngje të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here