Merkato e janarit të Manchester City-t ka shpëtuar pa dashje një klub nga falimentimi

0
2846

Transferimi i Americ Laporte nga Athletic Club Bilbao ishte një nga operacionet më të mëdha të merkatos së janarit, sidomos pas deklaratave të buxhetit të Pep Guardiola-s.

Pas pagoi klauzolën 75 mln euro të lojtarit, klubi anglez ka marrë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë, megjithëse ai ka shumë punë për të bërë për të vërtetuar profecinë.

Teksa Bilbao përfitoi një shumë të majme, dhe arriti ta zëvendësonte me Inigo Martinez nga Real Sociedad, City pa dashje ka shpëtuar një klub të vogël me emrin Sporting Union Agen.

SUA, siç e thërrasin në Spanjë, është një klub i kategorisë së pestë në Francë dhe në vështirësi financiare, por, rregullat e FIFA-s theksojnë se klubi ka të drejtë të fitojë 1% të shumës pasi është klubi ku ka filluar karrierën lojtari kur ishte 15 vjeç.

Kjo do të thotë se, nga hiçi, një çek me vlerë 650,000 euro u shfaq në qendrën e klubit, dhe kjo do të thotë shumë.

Siç shpjegon një nga presidentët e klubit Brunel: “Brenda javës kemi shkuar nga një klub që ishte pranë mbylljes te një klub me një të ardhme financiare të sigurt.

“Çfarë do të bëjmë me paratë? Kemi disa ide. Të paguajmë për licencat e trajnerëve, të hapim një apo dy skuadra femrash, të blejmë një autobus të ri dhe mbase të ngjitemi në kategorinë e katërt në 4-5 vitet e ardhshme.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here