Për herë të parë prej që ka nisur procesi i imunizmit në Kosovë në fund të muajit mars është arritur numri më i madh i vaksinimeve brenda 24 orëve prej 19 mijë e 609 doza të administrura.
Madje kjo shifër ka tejkaluar edhe parashikimin prej 17 mijë vaksinimeve në ditë të cilën e pati premtuar ministri i Shënndetësisë Arben Vitia, se mund të bëhet brenda ditës.
Këtë premtim Vitia e kishte bërë në fushatën e imunizimit masiv ndaj koronavirusit.