Shkencëtarët gjermanë zbulojnë si të ecni mbi akull dhe të mos rrëshqisni

 

Sekreti qëndron në teknikën e ashtuquajtur të Pinguinit.

Kjo metodë vërtet ka sukses, thonë shkencëtarët gjermanë, duke shpjeguar që torzoja anohet përpara dhe kështu rëndesën e hedh në këmbën e përparme.

Përballë periudhave të mëtejshme të motit të ftohtë që po paralajmërohen për Evropën, shkencëtarët gjermanë kanë këshilluar njerëzit të ecin në akull për të zvogëluar rrezikun e rënies, e cila është arsyeja më e zakonshme për të shkuar në klinikat e traumës gjatë dimrit.

Shoqata Gjermane e Kirurgëve Ortopedikë dhe Traumatologjikë thotë se në mënyrë që të ‘ecim si një pinguin’, ne duhet ta anojmë trupin përpara dhe kështu ta zhvendosim fokusin në këmbën e përparme. Shpjegohet që njerëzit, kur ecin normalisht, rëndesën e shpërndajnë në mënyrë të barabartë në këmbën e parë dhe të pasme.

Sipas mendimit të mjekëve, kjo rrit rrezikun nga rrëzimet në sipërfaqet e rrëshqitshme, si edhe rrezikun e frakturave të shumta të duarve dhe këmbëve të cilat shfaqen dukshëm më shpesh në muajt e dimrit.

Mbajeni qendrën e gravitetit në njërën këmbë dhe bëni hapa të vogël, edhe nëse ju duket qesharake. Mbani duart jashtë xhepave dhe, nëse rrëzoheni, mundohuni të bini me kofshë, ijë ose shpatulla.