Diabeti është një sëmundje kronike e cila mund të avancojë deri në verbëri, probleme të veshkave ose sëmundje koronare të zemrës.
Në këto kushte, është shumë e rëndësishme që njerëzit me diabet të kujdesen për ushqimin që konsumojnë.
Për këtë arsye, ne duam t’ju tregojmë se cili është mëngjesi që diabetikët duhet të konsumojnë për të shmangur komplikimet e rënda shëndetësore.
Për të gjithë njerëzit mëngjesi është koha më e rëndësishëme e ditës, por veçanërisht për diabetikët, sepse glukoza e tyre mbaron më shpejt.
Sanduiç me omëletë
Përbërësit: 2 feta bukë gruri, 1 vezë, djathë me yndyrë të ulët
Përgatitja: Merrni 2 feta bukë gruri dhe lyejini me pak gjalpë. Ndërkohë, përgatisni një omëletë me një vezë dhe pak djathë me yndyrë të ulët. Gatuajeni në një tigan me pak yndyrë për disa minuta. Vendoseni omëletën brenda fetave të bukës dhe është gati për t’u konsumuar.