5 shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë të luajë më shumë

Një sondazh nga Shoqëria Psikologjike Britanike (BPS) ka zbuluar se më shumë se tre të katërtat e prindërve të fëmijëve të shkollës fillore mendojnë se koha e lojës është e rëndësishme sa fëmijët e tyre të arrijnë rezultate pozitive në punën akademike.

Doktor Dan O’Hare, bashkëkryesues i Divizionit të Edukimit dhe Psikologjisë së Fëmijëve në BPS, tha se është e qartë se koha e lojës vlerësohet shumë nga prindërit.

Këto janë pesë shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë të luajë më shumë:

1.Ata janë bërë shumë të “ngjitur” për prindërit

Gjatë pandemisë shumë prindër u detyruan të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre për shkak të mungesës së shkollës dhe kujdesit të disponueshëm për fëmijët.

Kjo do të thotë që fëmijët ka të ngjarë të kenë krijuar një lidhje më të fortë me prindërit e tyre, duke mos kaluar shumë kohë më vete.

Dr.Dan tha se loja është e rëndësishme për fëmijët pasi ata janë në gjendje të bëhen të pavarur përmes saj.

2.Ata janë më emocionalë

Nëse fëmija juaj është bërë me emocional se zakonisht, mund të jetë për shkak të mungesës së kohës së lojës.

Dr.Dan tha se loja i ndihmon fëmijët të përjetojnë një sërë emocionesh përfshirë zhgënjimin, vendosmërinë dhe besimin.

3.Ata i shmangen fëmijëve të tjerë

Fëmijët që janë mbyllur brenda në shtëpi për muaj të tërë mund të mos e mbajnë mend fare se si është të luash me fëmijët e tjerë.

Nëse fëmija juaj po u shmanget fëmijëve të tjerë, atëherë mund të jetë sepse ata nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për lojë.

4.Ata luftojnë me zgjidhjen e problemeve

Loja është e mrekullueshme për t’i ndihmuar fëmijët t’i zgjidhin gjërat vetë.

Dr.Dan tha se përmes lojës fëmijët mësojnë të mendojnë në mënyrë krijuese dhe të kalojnë vështirësitë duke gjetur vetë zgjidhje.

5.Pasiviteti

Përfitimet fizike të lojës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për fëmijët.

Dr.Dan tha se loja i ndihmon ata të zhvillohen fizikisht dhe të bëhen më të fortë.

Luajtja e lojërave në grup dhe sporteve gjithashtu ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të fëmijëve me të tjerët.