Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 9 mijë e 590 vaksina kundër COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani në Kosovë janë administruar 487 mijë e 685 vaksina
321 mijë e 537 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë.
166 mijë e 148 me persona me dozën e dytë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejtë kundër këtij virusi.