Brenda vitit të parë të jetës. Ne duhet të udhëzojmë prindin se si duhet t’ia pastrojë gojën foshnjës. Normalisht jo me furçë, por përdoret një garzë me çaj kamomil ose ujë fiziologjik dhe pastrohen mukozat e gojës.
Pastaj shikohen dhëmbët e para nëse kanë probleme. Shpeshherë nënat për qetësimin e dhëmbëve tek foshnjat i japin qumësht gjatë natës apo përdorin mjaltë.
Dentisti do të bëjë kontrollin e tij të të vegjëlve për të parë strukturën dhe çdo problem tjetër i cili dedektohet herët dhe mund të trajtohet shumë herë më mirë, e duke i shmangur kështu vogëlushëve probleme edhe për të ardhmen.
Nëse ka karies në dhëmbët e fëmijëve, atëherë mund të jetë e nevojshme pastrimi dhe trajtimi, gjë që e vendos mjeku stomatolog. Fëmijët që kanë rrezik për prishjen e dhëmbëve, dentisti duhet t’i rekomandojë shtesa fluorike.