Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar për kafenë, ajo ka shumë benefite. Është e pasur me antioksidantë duke reduktuar kështu rrezikun e shumë sëmundjeve. Në të vërtetë, dieta tipike perëndimore siguron më shumë antioksidantë nga kafeja se sa nga pemët dhe perimet e kombinuara.
Kafja është e pasur me minerale të shumta ushqyese, si: Vitaminë B2, Vitaminë B5, Vitaminë B1, Vitaminë B3, Mangan, Kalium, Magnez, Fosfor.
Kafeina është substanca psikoaktive e konsumuar më së shpeshti në botë. Pijet joalkoolike, çaji dhe çokollata përmbajnë kafeinë, por kafja është burimi më i madh i saj.
Kafeina bllokon funksionin e një neurotransmituesi frenues (hormon i trurit) i quajtur adenozinë. Duke bllokuar adenozinën, kafeina rrit aktivitetin në trurin tuaj dhe liron neurotransmetues të tjerë si norepinefrina dhe dopamina. Kjo zvogëlon lodhjen dhe ju bën të ndiheni më të vëmendshëm.
Studimet kanë treguar se personat të cilët e konsumojnë kafenë janë deri në 65% më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit. Parkinsoni është sëmundja e dytë më e zakonshme neurodegjenerative dhe shkaktohet nga vdekja e neuroneve dopaminë që gjenerojnë në tru.
Konsumimi i kafesë e ul rrezikun e Parkinsonit në 32-60%.
Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit në gjak për shkak të rezistencës ndaj efekteve të insulinës. Kjo sëmundje e zakonshme është rritur dhjetë herë në disa dekada dhe tani ndikon mbi 300 milionë njerëz. Mirëpo, studimet e fundit tregojnë se konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun prej 23-67% të zhvillimit të kësaj gjendjeje.
Depresioni është çrregullimi mendor dhe çon në një cilësi të reduktuar ndjeshëm të jetës. Në një studim të Harvardit, njerëzit që pinë kafe kanë qenë 20% më pak të rrezikuar nga rënia në depresion. Në një përmbledhje të tre studimeve, njerëzit që pinë katër ose më shumë gota kafe në ditë kishin 53% më pak gjasa për të kryer vetëvrasje.