Ballina E spikatur WENGER: ANGLIA ËSHTË SUPER FAVORIT PËR “EURO 2020”

WENGER: ANGLIA ËSHTË SUPER FAVORIT PËR “EURO 2020”

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se Kombëtarja e Anglisë është favoriti kryesor për “Euro 2020”.

Tre Luanët” shpartalluan Ukrainën me rezultat 4 – 0 në çerekfinale, derisa në gjysmëfinale do takohen me Danimarkën, transmeton lajmi.net.

Duke folur për beIN Sports, Wenger tha se Anglia është super favoriti për këtë Kampionat Evropian.

Nuk pranuan gol, u kualifikuan lehtësisht, mund t’i lejojnë të pushojnë lojtarët e rëndësishëm. Për të fituar turneun duhet ta kesh mbrojtjen stabile”.

Southgate e ka mbajtur mbrojtjen stabile dhe e përmirësoi sulmin. Ende nuk e ka gjetur formulën për sulm, por nuk kanë pranuar gol”.

Janë super favorit për mua, që të fitojnë turneun”, tha ai.

Ndërkohë, në rast që Anglia mposht Danimarkën, atëherë në finale takohet me fituesin e takimit Itali – Spanjë