Ballina E spikatur ADEMI FLET PËR EDICIONIN E RI: SUPERLIGA DO TË AVANCOJË ME SISTEMIN...

ADEMI FLET PËR EDICIONIN E RI: SUPERLIGA DO TË AVANCOJË ME SISTEMIN VAR

 

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për fillimin e edicionit të ri futbollistik në vend.

Ai ka thënë se Superliga do të avancojë me sistemin VAR, duke e quajtur një projekt gjigant, të cilin, sipas tij, është arritur të instalohet në kohë rekorde në futbollin tonë. “Tani jemi në fazën e vazhdimit të marrëveshjes për transmetimin e Superligës, derisa po punojmë që edhe Liga e Parë, e cila nga viti në vit po bëhet më interesante të jetë pjesë e platformës televizive dhe ta ketë vëmendjen e teleshikuesve“, ka theksuar Ademi.

“Gjithashtu jemi në negociata për sponsor të Superligës dhe Ligës së Parë dhe javët në vazhdim presim ta finalizojmë edhe këtë proces. Në këtë edicion do të ketë projekte të avancimit edhe në Ligën e Dytë dhe të Tretë, por edhe në Ligën e Femrave dhe në ligat e futsallit”, shtoi Ademi.