Dr. Gjyla Çeliku: Çdo punë me djersë është madhështi !

 

Nëse gjeneratat e vjetra janë detyruar të shpërngulen nga regjimi serb, gjeneratat e reja i shpërngulën dostat e Valon Sylës atje dhe këtu me shpërngulje moderne duke finansuar sojin e tij të nënçmojë shqiptarët tanë që jetojnë në vendet e botës dhe kanë kontribuar në luftën e UÇK-së, çliruan Kosovën, ndihmuan dhe luftën në Maqedoninë e Veriut, ndihmojnë nevojtarët dhe mbajnë gjallë trojet tona.

Nëse për këtë kokëbosh është turp pastrimi i WC-ve dhe nënçmon një pjesë të grave tona të cilat dhe e bëjnë, por e bëjnë me djersë dhe nuk e bëjnë si dostat e tij që vodhën popullin dhe u bënë milionerë nga gjaku i popullit.

Këto gra të ndershme nuk donin të jenë dashnoret e bosave të tu o Valon, si i thoni ju andej “shfalerka” dhe të bëjnë shërbime seksuale partiake dhe zyrtare, por me dhimbje u larguan nga vendlindja për të punuar me djersë dhe jo me hajni, amoralitet dhe përçarje si ti!

Për mua ka dhe do të ketë vlerë më shumë një grua/burrë që është pastrues se sa soji yt dhe dostave që të financojnë ty o Valon!

Dje ju thash jeni mbeturinat e kombit ju që shani diasporën shqiptare, sot ju them: jeni kanalizimi i kombit!

Turp !

Zoti e bekoftë diasporën shqiptare sepse është qeliza e shqiptarisë !