Policia ka ndërmarrë një aksion në Ferizaj për t’i kontrolluar qytetarët në rast se po i drejtojnë automjetet në gjendje të dehur.
Komandanti i Policisë së Ferizajt, Basri Shabani, i ka quajtur këto kontrolle si të përgjithshme e që përfshijnë kontrollimin nëse dokumenti është i rregullt.
Policia në Ferizaj gjatë muajve të fundit veç kontrolleve rutinë ka dalë në rrugë edhe me aksione tjera vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve dhe për t’u dhënë këshilla mërgimtarëve t’i ruajnë gjësendet.