Distria Krasniqi ishte sportistja e parë nga Ekipi Olimpik i Kosovës që zhvilloi garën në Tokio 2020.
Krasniqi e nisi mbarë duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike.
Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Rio 2016.
Ndërsa nesër, e diel në ora 02:00 të mëngjesin me kohën tonë garën do ta nisë shenjëtari Drilon Ibrahimi, për të vazhduar në ora 04:00 xhudistja Majlinda Kelmendi.
Kurse në ora 12:00 garën do ta zhvillojë notarja Eda Zeqiri.