Atletët janë paralajmëruar që të mos e përqafojnë më njëri-tjetrin në podiumin olimpik, sepse festimet e tilla i shkelin rregullat e rrepta ndaj Covid-19 gjatë Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Distria Krasniqi u përfaqua me kundërshtaren e vet Funa Tonaki, menjëherë pasi e mundi japonezen në garë për medaljen e artë në kategorinë deri 48 kilogramë në xhudo. Krasniqi ia solli Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike në histori dhe të dytën në xhudo, transmeton Express.
Ndërkohë, ajo që zgjoi polemika ishte çasti kur të gjithë 12 notarët nga ekipet fituese të medaljeve në 4x100m relli nga Australia, Kanadaja dhe SHBA-ja e përqafuan njëri-tjetrin pas finales të dielën.
Njëlloj bënë edhe kampioni në 400 metra stil të përzier Chase Kalisz dhe bashkatdhetari i tij amerikan Jay Literland.
Kjo nxiti reagim nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili i paralajmëroi atletët të qëndrojnë në vendet e tyre në podium dhe ta ruajnë distancën nga medalisët e tjerë.
“Ne iu bëjmë thirrje dhe iu kërkojmë të gjithëve t’iu përmbahen rregullave, kushdo që jeni. Ne e kuptojmë ngazëllimin dhe ndiejmë për atletët, por fatkeqësisht ne duhet t’i bëjmë rregullat më të ashpra. Këto mesazhe përçohen vazhdimisht, jo vetëm tek atletët. Është në interesin tonë dhe në interesin e të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi i IOC-it, Mark Adams.
Kosova është në kërkim të medaljeve të reja olimpike nga garuesit e mbetur në turne, pasi të hënën do të garojnë Akil Gjakova dhe Nora Gjakova. Të dy në xhudo.
Një ditë më vonë, do të garojë edhe xhudistja e fundit nga ekipi kosovar, Loriana Kuka.