Ballina E spikatur OSMANI: NË KËTË DITE ZIE PËR POPULLIN TONË, NORA GJAKOVA I SOLLI...

OSMANI: NË KËTË DITE ZIE PËR POPULLIN TONË, NORA GJAKOVA I SOLLI DRITË

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pasi xhudistja Nora Gjakova siguro medaljen e artë olimpike në lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Osmani thotë se në këtë ditë zie për popullin, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!”, ka shkruar Osmani.