Shtëpia Botues “Buzuku” nga Prishtina ka ndarë sot çmimet e konkursit letar për romanin më të mirë.Cermonia e çmimeve është mbajtur në Holet “Opera”, në 30 vjetorin e themelimit të SHB “Buzuku”.
Shkrimtari Besnik Mustafaj ka marrë çmimin e parë për romanin “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin (Conarium)”.
Çmimi i dytë i konkursit të ‘Buzukut” iu nda Shkelzen Marevcit për romanin “Terror e dashuri” dhe Biser Mehmetit për romanin “Lulja e hidhur”.
Kurse, çmimi i tretë iu nda shkrimtarëve: Shqiponja Axhami-Trota për romanin “Fundi i Uskanës”, Nexhat Çoçaj për romanin “Të gjallë e të vdekur në një varr”, si dhe Jetlira B. Avdiaj për romanin “Bija e Antarktidës”.
Çmimi special i është ndarë Roland Gjoza për romanin “Naomi”.