Simptomat pas dozës së parë
Simptomat që shfaqen te njerëzit që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës janë të ngjashme me ato që shfaqen tek ata që nuk janë vaksinuar. Këto përfshijnë dhimbje koke, rrufë, dhimbje të fytit, teshtimë dhe kollitje.
Autorët e studimit shpjegojnë se kolla që nuk largohet tani është ndër pesë simptomat më të zakonshme, por që teshtitja dhe rrjedhja e hundës shfaqen në një masë më të madhe, edhe pse më parë mendohej se këto simptoma nuk kishin lidhje me infeksionin.
Simptomat pas dozës së dytë
Simptomat që shfaqen tek njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës përfshijnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje të fytit dhe humbje të nuhatjes.
Njerëzit të cilët u infektuan pas dy doza theksojnë se simptomat e tyre zgjatën shumë më shkurt, gjë që sugjeron që ata kishin një formë më të butë të sëmundjes, raporton IFL Science.
Studiuesit thonë se ndryshimi i simptomave mund të ndikohet nga fakti që virusi po ndryshon, por edhe nga fakti që grupet e tjera demografike tani janë duke u infektuar, kryesisht të rinjtë të cilët zakonisht kanë simptoma më të buta të sëmundjes.