Ballina E spikatur FEDERATA E BASKETBOLLIT KËRKON QË TË LIROHEN PALESTRAT SPORTIVE

FEDERATA E BASKETBOLLIT KËRKON QË TË LIROHEN PALESTRAT SPORTIVE

Ka mbetur edhe një muaj deri në fillim të sezonit të ri të garave në basketboll, dhe skuadrat e basketbollit në Kosovë nuk kanë mundësi që të zhvillojnë stërvitjet e tyre parasezonale.

Federata e Basketbollit e Kosovës i kupton plotësisht institucionet shëndetësore për vaksinimin e popullsisë dhe gjendjen me pandeminë e Covid-19, megjithatë, kërkon nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtoritë e Shëndetësisë në komunat përkatëse që të organizohen sa më parë në mënyrë që vaksinimi të kryhet nëpër hapësira tjera dhe kështu palestrat sportive t’u kthehen sportistëve”, shkruante në faqen zyrtare të FBK-së.

Tutje thuhet se “Federata e Basketbollit e Kosovës ka qenë e para e cila i ka ndërprerë garat për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19 në mars të vitit 2020 dhe ka respektuar në tërësi rregullat deri më tani, por klubet e basketbollit nuk kanë hapësirë tjetër ku të stërviten dhe të përgatiten për edicionin e ri, andaj edhe FBK bën apel që institucionet kompetente të marrin masa dhe të organizohen për tu zhvendosur sa më parë nga palestrat sportive në mënyrë që sportistët t’u kthehen stërvitjeve dhe kështu të fillojnë përgatitjet për edicionin e ri”.