Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shpallur zyrtarisht Bedri Hamzën kandidat për kryetar të ardhshëm të Mitrovicës.
Përmes një dedikimi të veçantë për Bedri Hamzën, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ai është profesionist i lartë, një punëtor i madh, një njeri i urtë e i ndershëm që do të donte ta kishte të vetin secila komunë.