Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video lidhur me sistemin VAR.
Procesi i instalimit të sistemit VAR në stadiumet kosovare ka përfunduar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Së fundmi, FFK përmes një komunikate në Facebook, postoi një video që tregon përafërsisht si do përdoret VAR-i.
Ndërkohë, dje VAR u testua nga Ballkani në miqësoren ndaj Vitisë dhe i kënaqur ishte ndarë edhe trajneri Bekim Isufi që foli për lajmi.net, në detaje për këtë sistem.
Gjithashtu, presidenti i FFK-së, Agim Ademi për lajmi.net, kishte konfirmuar se VAR-in do mund ta shohim në ndeshjen e Superkupës mes Prishtinës dhe Llapit.