Trajtimi i ftohjes tek fëmijët

Edhe pse nuk ka ilaç për ftohjen, kjo nuk do të thotë se nuk mund të trajtoni simptomat e fëmijës tuaj për të ndihmuar atë të ndihet më mirë. Më shumë lëngje, inhalatori dhe pushimi me siguri do ta ndihmojnë me disa nga simptomat e tij. Fëmijët më të vegjël, pasi nuk mund t’iu fryejnë hundëve, mund të përfitojnë nga përdorimi i pikave të hundës me kripë dhe shiringës llambë për të mbajtur kanalet e hundës të hapura.

Pasi shkaktohet nga viruset, antiobiotikët nuk do të funksionojnë ndaj ftohjes së zakonshme.

Ilaçet që merren me përshkrim të mjekut që mund të ndihmojnë përfshijnë zvogëluesit e dhimbjeve dhe etheve, si acetaminofeni ose ibobrufeni, dhe ilaçet për ftohje si zhbllokuesit dhe/ose ndaluesit e kollës. Konsultohuni me pediatrin para se t’i jepni fëmijës një nga këto ilaçe, pasi disa nuk rekomandohen për fëmijë nën moshën 6 vjeçare.

Tabletat e zinkut, edhe pse zakonisht përdoren nga të rriturit, janë vrejtur të mos kenë efekte tek fëmijët dhe nuk janë gjithmonë të tolerueshme dhe me siguri duhet të shmangen.