Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij më 29 gusht

Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain në udhëtim kundër Reims më 29 gusht.

Messi është në procesin e rikthimit të shpejtë në stërvitje pas mbërritjes së tij në PSG të martën e kaluar, pasi nuk kishte pasur një para-sezon të plotë për shkak të pjesëmarrjes së tij në Copa America dhe largimit të mëvonshëm nga Barcelona.

34 vjeçari po përshtatet gjithashtu me jetën jashtë fushës, pasi është duke shikuar një shtëpi të përshtatshme, për këtë arsye nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Brest të premten, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.

Sidoqoftë, Messi do të debutojë kundër Reims, dhe kjo paraqitje mund të vijë në pjesën e dytë.