Cristiano Ronaldo ka reaguar pas thashethemeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij gjatë këtij afati kalimtar.
“Duke parë atë që është shkruar së fundmi për mua, duhet të sqaroj pozicionin tim. Më shumë se mungesë respekti ndaj meje si njeri dhe futbollist, mënyra se si përshkruhet e ardhmja ime nëpër media është mungesë respekti për të gjithë klubet e përfshira në këto thashetheme”, shkruan CR7.
Më tej, portugezi nënvizoi: “Historia ime te Real Madrid është shkruar, me fjalë dhe numra, me trofe dhe tituj. Është në muzeun e stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe në mendjen e tifozëve… Ka pasur edhe lajme që më kanë lidhur me klube të tjera, jashtë Spanjës, dhe askush nuk është interesuar për të gjetur se si qëndron e vërteta. Po thyej heshtjen tani për të thënë që nuk do të lejoj njerëzit që të luajnë me emrin tim. Unë mbetem i përqendruar në karrierën time, në punën time, i angazhuar për sfidat që më presin. Të tjerat? Të tjerat janë vetëm fjalë”