Realiteti virtual ka një përdorim të gjerë si mjet mësimdhënieje në fushën e mjekësisë, por kur flitet për shkollimin në degën e stomatologjisë, realiteti virtual është i kufizuar.
Ndaj, dy profesorë universitetesh amerikane po përpiqen që ta ndryshojnë këtë qasje. Ata kanë zhvilluan një klinike dentare të realitetit virtual që ofron mundësinë për të revolucionarizuar më tej arsimimin në degën e stomatologjisë.
Përmes kësaj pajisje, studentët e stomatologjisë mund të futen në klinikën dentare të realitetit virtual. Në këtë botë virtuale, ata mund të mësojnë për veglat dentare dhe madje të kryejnë operacione për mbjellje dhëmbësh tek një pacient virtual.
“Në arsimin mjekësor ekziston një simulim ku mund të praktikohen studentët. Ata duhet të përsërisin disa herë këtë praktikë derisa të fitojnë aftësitë e duhura. Përmes kësaj metode ata mund të mësojnë vetë në shtëpi pa kufizime kohore apo hapësire”, thotë Dr. Cortino Sukojo.
Zoti Sukojo me Universitetin e Illionit në Çikago e zhvilloi programin e simulimit të implantit dentar me Markus Santoso, ekspert për realitetin virtual dhe realitetin e shtuar në Universitetin e Floridës.
“Aftësitë dhe ekspertiza jonë është plotësuese. Ai ka njohuri në stomatologji dhe unë për realitetin virtual. Problemi u parashtrua nga ai dhe unë e shqyrtova në klasën time, dhe pastaj ia prezantuam atij, dhe ai bëri studime për përdoruesit”, tha për Zërin e Amerikës Markus Santoso, bashkë-zhvillues i simulimit të implanteve dentare.