MINISTRJA HAXHIU: DHUNA NË FAMILJE ALARM PËR INSTITUCIONET DHE SHOQËRINË

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa ka folur për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ka thënë se dhuna në familje është një alarm për institucionet dhe shoqërinë.

Ajo ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet ta gjejnë të dyshuarin për vrasjen e vajzës së re nga Ferizaji, dhe i njejti të marrë dënimin e merituar.

Ajo ka bërë të ditur se kanë nisur një fushatë sensibilizuese për dhunën në familje.

Ministrja Haxhiu në RTV Dukagjini më tej ka pohuar se është e shqetësuar për pandëshkueshmërinë e vazhdueshme të personave që kanë vepra të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

Ndryshe, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë sot në një konferencë për media se i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan K. i cili ende është në arrati kohë më parë ka qenë në paraburgim për sulm ndaj një zyrtari policor.

Kujtojmë se dje në emergjencën e spitalit është sjellë pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.