Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Suharekë u përballën dy skuadrat e promovuara në elitën e futbollit vendor Ulpiana dhe Malisheva, përcjellë KosovaPress.
Malisheva e fitoi këtë takim me rezultat 1-3. Për skuadrën e Arsim Thaçit golat u realizuan nga Hyseni (2) dhe Stullqaku.
Në ndeshjen tjetër, Drita dhe Llapi u ndanë në paqe duke barazuar pa gola(0-0) në Gjilan.
Llapi nga minuta e 57’ e ndeshje luajti me një lojtar më pak në fushë.