Edhe pse pandemia COVID-19 ka goditur shumë klube, edhe këtë vit nuk kanë munguar blerjet e mëdha. Manchester United, Chelsea, Manchester City, Arsenal, por edhe Aston Villa ishte mjaftë aktive me blerje.
Dy lojtarët më të shtrenjtë në këtë afat dhe të vetmit që kaluan shifrën e 100 milionë euro, ishin Jack Grealish që kaloi te Manchester City për 117 milionë euro dhe Romelu Lukaku që u bashkua me Chelsean për 115 milionë euro.
Më poshtë i gjeni 10 blerjet më të mëdha në këtë afat kalimtar.
10. Tammy Abraham, nga Chelsea te Roma (40 milionë euro)
9. Martin Odegaard, nga Real Madrid në Arsenal (40 milionë euro)
8. Dayot Upamecano, nga RB Leipzig në Bayern Munich (42.5 milionë euro)
7. Raphael Varane, nga Real Madrid te Manchester United (50 milionë euro)
6. Cristian Romero, nga Atalanta në Tottenham (55 milionë euro)
5. Ben White, nga Brighton në Arsenal (58 milionë euro)
4. Achraf Hakimi, nga Inter te PSG (60 milionë euro)
3. Jadon Sancho, nga Borussia Dortmund në Manchester United (85 milionë euro)
2. Romelu Lukaku, nga Interi te Chelsea (115 milionë euro)
1. Jack Grealish, nga Aston Villa në Manchester City (117 milionë euro)