Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në mbledhjen e djeshme është miratuar vendimi për sigurimin e rrjetit të internetit Wifi pa pagesë për disa hapësirat publike në vend.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha tha se po përgatitet listë për lokacionet ku do të ketë WiFi falas.
“Ju informoj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dha dritë jeshile për sigurimin e WiFi falas nacional në hapësira publike. Gjithashtu në këtë drejtim institucionet kompetente janë të detyruar të dorëzojnë propozim-Listë të lokacioneve për sigurimin e WiFi falas shtetëror për të gjithë territorin e vendit”, tha mes Hoxha.
Ai tha se projekti do të udhëhiqet nga Ndërmarrja Publike ” Radiodeifuzioni Nacional-Shkup”, ndërsa Qeveria ka kërkuar nga ky institucion që deri në fund të vitit, në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe pushtetin lokal të përgatitet listë për lokacionet e sakta, ndërsa pas muajit prill të vitit 2022 pritet të nis realizimi i projektit.