Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është gati të bëhet pjesë e një filmi. Kozmonauti rus Anton Shkaplerov, aktorja Yulia Peresild dhe producenti Klim Shipenko do të udhëtojnë të martën në ISS për të xhiruar skena për filmin.
Aktorja Julia Peresild dhe regjisori Klim Shipenko u nisën nga Baikonur i Kazakistanit me anijen ruse Soyuz, së bashku me kozmonautin Anton Shkaplerov, një veteran i cili ishte pjesë e tre misioneve hapësinore.
Peresild dhe Klimenko do të xhirojnë segmente të një filmi të ri të quajtur “Sfida”, për një kirurge e cila thirret në një mision urgjent në stacionin hapësinor për të shpëtuar një anëtar të ekuipazhit i cili ka probleme me zemrën.
Pas 12 ditësh në stacionin hapësinor, Peresild dhe Klimenko do të kthehen në Tokë me një tjetër kozmonaut rus./Motilokal.com