Misioni i fundit i asteroidit i NASA -s, që synon studimin e shkëmbinjve rreth Jupiterit, pritet të nisë sot.
Gjatë 12 viteve të ardhshme, misioni i quajtur ”Lucy” do të eksplorojë një numër rekord të asteroideve.
Në prill 2025, anija kozmike pritet të fluturojë pranë një asteroidi në brezin kryesor të sistemit diellor.
Të emërtuar sipas personazheve nga mitologjia greke, asteroidet e ashtuquajtur trojanë rrethojnë Diellin në dy grupime, me një grup që i paraprin Jupiterit në rrugën e tij dhe tjetri që e ndjek atë.
Duke studiuar nga afër këto asteroide, shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë rreth asaj se si planetët në sistemin tonë diellor u formuan 4,5 miliardë vjet më parë dhe pse përfunduan në konfigurimin e tyre aktual.
Misioni ”Lucy” do të revolucionarizojë njohuritë për origjinën planetare dhe formimin e sistemit diellor./atsh