Astronomët mund të kenë zbuluar planetin e parë jashtë jashtë galaktikës sonë. Gati 5000 ekzoplanetë janë gjetur deri më tani që rrotullohen jashtë sistemit diellor, por të gjithë janë vendosur në galaktikën tonë. Sinjali i mundshëm për planetin e zbuluar nga teleskopi me rreze X Chandra i NASA-s ndodhet në galaktikën Messier 51, e njohur edhe si Whirlpool.
Planeti mund të jetë pjesë e sistemit yjor të njohur si M51-ULS-1. Me një masë 20 herë më të madhe se Dielli, ky planet duket se orbiton rreth një ylli tjetër neutron ose një vrime të zezë. Studiuesit thonë se duhen më shumë të dhëna për të konfirmuar ekzistencën e planetit.
Nëse planeti ekziston vërtet, M51-ULS-1 do të sinjalizonte sistemin e parë yjor në një galaktikë tjetër.
“Metoda që ne zhvilluam dhe përdorëm është e vetmja metodë e zbatueshme aktualisht për zbulimin e sistemeve planetare në galaktika të tjera”, tha për BBC Dr. Rosanne Di Stefano nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën në Kembrixh.
Shkencëtarët besojnë se mjedisi në të është tepër i ashpër pasi ylli i ri gjigant ka ngecur në një vallëzim gravitacional me një partner të pangopur, ndoshta një vrimë e zezë ose yll i dendur neutroni, graviteti i të cilëve është shumë intensiv dhe po ushqehen si vampirë në rrezet rrethuese të planetit. Teksa plazma hiqej nga ylli, ky fenomen shkëlqente në rreze X një milionë herë më shumë se sa dielli ynë.