Arabia Saudite do njeh patentat shqiptare, sipas një vendimi të fundit të qeverisë Rama, në kuadër të një marrëveshjeje me Mbreterinë.
“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.
Ky është një lajm i mirë sidomos për studentë shqiptarë në Saudi, të cilët, edhe për nevojë edhe për pasion, tërhiqen pas ngarjes së makinave në rrugët e Mbretërisë.
Më e theksuar është kjo e dyta, pasi të ngasësh një makinë me “gazin në dërrasë” në autostradat në shkretëtirë, përbën një aventurë të vërtetë.