Ballina E spikatur Këto janë ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të bëni gjumë të rehatshëm

Këto janë ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të bëni gjumë të rehatshëm

Gjumi është jetik për të gjithë dhe shpesh ndodh që për shumë njerëz të jetë e vështirë fjetja.

Në mbajtjen e orëve të rregullta dhe gjumë të rehatshëm mund të iu ndihmojë ushqimi.

Mbajtja e orëve të rregullta të gjumit dhe një mjedis i mirë gjumë është thelbësore, ushqimi i duhur gjithashtu mund të ndihmojë.

Çokollata e zezë mund t’iu ndihmojë që të fleni rehat shkruan The Sun.

Ajo përmban serotonin, e cila relakson trupin dhe mendjen tuaj dhe promovon një ndjenjë të përgjithshme lumturie.

Bajamet gjithashtu përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin e natyrshëm të funksionit të muskujve dhe nervave, ndërkohë që sigurojnë ritmin e zemrës.

Edhe arrat janë fantastike kur copëtohen dhe shtohen në një sallatë të freskët dhe iu ndihmojnë të bëni gjumë më të qetë.

Çaji i kamomilit është vërtetuar se ndihmon në lehtësimin e simptomave të pagjumësisë, pasi bari përmban një përbërës flavonoid që njihet se ka veti nxitëse për gjumë.