BE-ja heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, Rama: Ia dolëm edhe kësaj sfide

 

Vendet anëtare të BE-së kanë arritur marrëveshjen për të hequr kufizimet e udhëtimit për 8 vende, duke përfshirë këtu Shqipërinë.

Lidhur me këtë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se edhe kësaj radhe ia kanë dal.

“Bashkimi Evropian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse ne, shqipëria, nuk ndalemi më në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Që një vend të sigurojë statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë një maksimum prej 75 rastesh pozitive me Coronavirus për 100 mijë banorë, në 14 ditët e fundit.