Kosova ia ndalon hyrjen Ministrit të Sportit të Serbisë

Ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq, i është refuzuar kërkesa për hyrje në territorin e Kosovës.

Këtë sipas Tanjug, e ka konfirmuar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton Klankosova.tv.

Udoviçiq pritej që të ishte pjesë e një tryeze para të rinjve serbë në Mitrovicë, ku do t’u fliste rreth bursave.

Pastaj plani i tij ishte që ta vizitonte Zubin Potokun.