Kryeministri Albin Kurti, këtë javë pritet që të zhvilloje në vizitë zyrtare në Francë, ku do të takohet me presidentin, Emmanuel Macron.
Qeveria ka bërë me dije se pas një takimi që kryeministri Kurti ka zhvilluar me këshilltaren politike për Ballkanin të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.
Siç njoftohet, temë diskutimi ishte edhe vizita e fundit e kryeministrit Kurti në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë. Sipas Zyrës së Kryeminsitrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris gjatë, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron.
Para rreth tre muajve presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kishte dërguar letër kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës e kishte uruar atë për postin dhe i kishte kërkuar që të mos e ndërpresë dialogun me Serbinë.
Macron ndër të tjera në letrën e tij për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi e kishte ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Francë.
“Unë dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e Francës për të gjitha këto prioritete, për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin të vendit tuaj me Evropën. Unë do të isha shumë i lumtur t’ju mirëprisja në Paris së shpejti për të diskutuar rreth këtyre temave,” thuhej në letër.