Ballina E spikatur ALEXA ME FRAZA TË REJA PËR PAJISJET SHTËPIAKE

ALEXA ME FRAZA TË REJA PËR PAJISJET SHTËPIAKE

Rutinat Alexa tani mund të ndërmerren, duke përdorur fraza të shumta të personalizuara, duke e bërë më të lehtë për të gjithë në një familje që të fillojnë automatizimet e shtëpive pa pasur nevojë të mbajnë mend formulimin e saktë.

Për shembull, në vend që të mos harroni të thoni “Alexa, goodnight” për të nisur një rutinë gjatë natës që bllokon dyert dhe mbyll dritat, tani mund të caktoni fraza shtesë si “Alexa, bedtime” ose “Alexa, night night “. Mund të shtoni edhe “Alexa, bonne nuit” në të njëjtën rutinë falë mbështetjes së Amazon për familjet në shumë gjuhë. Deri në shtatë fraza të personalizuara mund të caktohen në të njëjtën rutinë.

Është një ndryshim i vogël, por i mirëpritur për shtëpitë inteligjente të ndërtuara rreth Alexa. Duke ndjekur aktivitete e Alexas, janë parë mundësitë që zëri të jetë edhe mashkullor dhe mundësia që Alexa të ketë lidhje të drejpërdrejtë me më shumë se vetëm 140.000 pajisjeve inteligjente që njerëzit kanë në shtëpi.

Beta e fundit e Android 12 është gati. Ky është një vështrim i parë ekskluziv i dizajnit të ri të Google me butona “widget” të reja, përfshirë opsionet e përmirësuara të privatësisë dhe një telekomandë Android TV.