AMBASADA AMERIKANE: VIKTIMAT E DHUNËS SEKSUALE MERITOJNË DREJTËSI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar angazhim urgjent dhe të domosdoshëm për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka theksuar se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi.

Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Ne vlerësojmë angazhimin e Kosovës për të dhënë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i kërkuar të gjithë autorët e krimit të përgjegjshëm, pavarësisht nga prejardhja, përkatësia etnike ose lidhjet politike”, thuhet në publikimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që ditë më parë për herë të parë në kuadër të gjyqësisë së Kosovës është dënuar serbi ,Zoran Vukotiq i cili gjatë kohës së luftës kishte kryer dhunim në drejtim të një gruaje shqiptare.
Vukotiq u dënua me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.