Arsenali ia ndalon pjesëmarrjen në stadium tifozit që nxiti dhunë ndaj Xhakës

Arsenali ka vendosur një ndalim trevjeçar për bileta sezonale, ndaj një tifozi, i cili nxiti dhunë ndaj mesfushorit Granit Xhaka dhe abuzoi me një lojtar të Tottenhamit në mediat sociale. Ndalimi, i apeluar, është në përputhje me udhëzimet e sanksioneve të vetë klubit.

Tifozi i shpallur fajtorë për abuzim, mund të përballet me ndalim të përjetshëm në stadiumet e Premier Ligës, nën masa të reja kundër diskriminimit që nga fillimi i sezonit 2021-22.

Masat, të miratuara nga të 20 klubet, përfshijnë abuzimin në internet dhe personal, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Arsenali ka filluar të punojë me kompaninë e teknologjisë së të dhënave, Signify, e cila do të ndihmojë klubin të identifikojë ata që dërgojnë abuzime nga llogaritë anonime të mediave sociale.

Ne do të ndërmarrim veprimet më të ashpra kundër abuzuesve që identifikohen si mbajtës ose anëtarë të biletave sezonale të Arsenalit” tha klubi.

Xhaka tha në shkurt se do të donte të takonte ata që kanë abuzuar me të dhe familjen e tij në mediat sociale.