Çdo gjë që duhet të dini rreth rënies së flokëve

woman losing hair on hairbrush in hand on bathroom background

 

Arsyet për humbjen e flokëve janë të shumta. Kur rënia e flokëve fillon papritur, shkaku mund të jetë një sëmundje shëndetësore, dieta jo e balancuar ushqimore, medikamentet e përdorura së fundmi, apo dhe ndryshimet hormonale sidomos pas lindjes. Nëse humbja e flokëve është graduale dhe bëhet më e dukshme me secilin vit që kalon, një person mund të ketë humbje të trashëgueshme të flokëve. Disa praktika të kujdesit për flokët, gjithashtu mund të shkaktojnë humbje të dukshme të flokëve.

Më poshtë po ju përshkruajmë disa shkaqe të rënies së flokëve:

1.Gjenetika :

Ky është shkaku më i zakonshëm i humbjes së flokëve dhe prek si meshkujt ashtu edhe femrat.

2.Sëmundjet shëndetësore

Humbja e flokëve mund të jetë shenja e parë e një sëmundjeje. Rreth 30 lloje sëmundjesh, përfshirë atë të tiroides dhe anemisë, shkaktojnë humbje të flokëve. Duke trajtuar sëmundjen, humbja e flokëve shpesh mund të ndalet.

3.Hormonet dhe stresi

Lindja: Pas lindjes, disa gra kanë humbje të dukshme të flokëve. Niveli i rënies së estrogjenit shkakton humbje të flokëve, por ky është një proçes i përkohshëm. Pas disa muajsh, femrat shohin që flokët e tyre rilindin.

Menopauza: Rënia e flokëve është e zakonshme gjatë menopauzës. Kjo rënie është shpesh e përkohshme. Flokët ri-rriten me kalimin e kohës, por nëse një grua është në të 40-at ose më tepër, ajo nuk duhet të presë që flokët e saj, të kenë të njejtën fortësi dhe dendësi si më parë.

Stresi: Përjetimi i një ngjarje traumatike, stresi i situatave të ndryshme të jetës së përditshme mund të shkaktojë humbje të flokëve.

4.Dieta e dobët ushqimore

Humbja e peshës: Tek disa persona vërehet rënie e flokëve, pasi humbasin peshë shpejt dhe në sasi më të madhe, nga sa i takon organizmit. Humbja e flokëve mund të shfaqet 3 deri në 6 muaj pas humbjes së peshës.

Mungesa e proteinave: Kur trupi nuk merr proteina mjaftueshëm fillon të racionojë proteinën që merr. Një mënyrë që trupi të mund racionojë proteina, është të frenojë rritjen e flokëve. Rreth 2 deri 3 muaj pasi një person nuk merr proteina të mjaftueshme, vihet re rënie flokësh.

Hekuri: Pamjaftueshmëria e hekurit mund të çojë në rënien e flokëve. Burime të mira vegjetariane të hekurit janë drithërat e fortifikuara me hekur si soja, farat e kungullit, fasulet e bardha, thjerrëzat dhe spinaqi.

Crrregullimi i të ngrënit: Kur një person ka një çrregullim të ngrënies, humbja e flokëve është e zakonshme. Anoreksia dhe bulimia mund të shkaktojnë humbje të flokëve.

5.Përdorimi i medikamenteve për trajtimin e rasteve të ndryshme shëndetësore

Disa lloje medikamentesh mund të shkaktojnë humbje të flokëve. Këtu përfshihen: holluesit e gjakut, vitamina A në dozë të lartë, medikamentet që trajtojnë artritin, depresionin, problemet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut.
Gjithashtu edhe pilulat kontraceptive tek disa femra mund të sjellin rënie të flokëve. Ka dhe raste të tjera, kur rënia e flokëve fillon pas ndalimit të marrjes së këtyre pilulave.

6.Steroidet anabolike

Steroidet e marra për të ndërtuar muskujt dhe për të përmirësuar performancën atletike, mund të shkaktojnë humbje të flokëve.

7.Kujdesi jo i duhur për flokët

Stilimi i flokëve dhe disa nga produktet që përdorni për flokët, mund të shkaktojnë rënie të tyre.
Hapja (celja) e shpeshtë e ngjyrës së flokëve mund t’i dëmtojë ato. Përdorimi i rregullt i ngjyrave, xhelit stilues ose fiksues, shkuma dhe spraj fiksues ose stilues, gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim dhe rënie të flokëve.
Përdorimi i shpeshtë i tharëseve apo objekteve të tjera stiluese me nxehtësi ka tendencë të dëmtojë flokët. Nxehtësia e lartë mund të largojë ujin në boshtin e flokëve, duke i lënë ata të brishtë dhe të prirur për tharje dhe këputje.
Llastiqet e flokëve, kapëset dhe shiritat e gomës, kur përdoren për të mbajtur flokët fort, kanë tendencë të këpusin dhe të dëmtojnë fijen e flokut.
Larja, tharja dhe krehja jo korrekte

Gabime të thjeshta në dukje, por që sjellin dëmtime të mëdha tek floku ndodhin edhe në procedurat e mëposhtme:
-Përdorimi i shampos në sasi më të madhe nga sa duhet;
-Krehja apo stilimi i përditshëm i flokëve me produktet e lartpërmendura (tharëse, pjastër, xhel etj);
– Tharja e flokëve të lagur me peshqir. (Në vend të peshqirit këshillohet përdorimi i një cope të butë, kryesisht prej pambuku, e cila thith lagështinë, pa dëmtuar fijen e flokut nga fërkimi);
– Stilimi i flokëve të lagur .

Përvec dietes ushqimore përdorni edhe shampo kundër rënies së flokëve , rekomandohet  Roushun Shampo nga vaji i bishtit të kalit i cili mund të përdoret në kombinim me kremin Ronshun Bisht Kali me Xhinseng i cili ka keto dobi :

📍Parandalon dhe ndihmon në ndërprerjen e rënies së flokut
📍Forcon rrënjët
📍Eleminon zbokthin
📍Redukton dhe parandalon thinjat
📍Stimulon rritjen e flokut

Produktin mund ta porosisni online këtu : https://blejmire.com/product/roushun-shampo-bisht-kali-me-xhinseng-kunder-renies-se-flokeve/