DIPLOMON OFICERI I PARË KOSOVAR PËR SIGURI DHE KOORDINIM TË INTERFORCAVE

Major Driton Imeri, së bashku me kolegët italian, amerikan, brazilian dhe nigerian, përfundoi me sukses vitin akademik 2020-2021, duke u bërë kuadri i parë policorë nga Kosova që kryen me sukses këtë master të avancuar.

Ambasadorja Lendita Haxhitasim mori pjesë në Ceremoninë e ndarjes së diplomave, e cila shënoi përfundimin me sukses të masterit akademik të nivelit te dytë në Siguri, Koordinim të Interforcave dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Këtë vit, në këtë kurs të avancuar ndërkombëtar të ofruar nga pala italiane, për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, ku u diplomua zyrtari nga radhët e Policisë së Republikës së Kosovës, Major Driton Imeri, i cili së bashku me kolegët italianë, shqiptarë, amerikanë, brazilianë dhe nigerianë, përfundoi me sukses vitin akademik 2020-2021.

Me dekret të Ministrit të Brendshëm, të miratuar në marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme, zyrtarë dhe oficerë të lartë të forcave të huaja të policisë pranohen gjithashtu në kurs, si auditorë.

Të gjithë studentët që kalojnë me sukses kursin, pajisen me një diplomë të nënshkruar nga Ministri i Brendshëm dhe titullin relativ të “Shkollës së Specializimit për Forcat e Policisë – t.SFP” (me një simbol të veçantë metalik), si dhe Masterin e Universitetit të nivelit II. në “Sigurinë, koordinimin e përbashkët dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”.