DUBAI KRIJON SHI ARTIFICIAL PËR TË MPOSHTUR TEMPERATURAT EKSTREME

Emiratet e Bashkuara Arabe, në përpjekje për të sfiduar temperatura e larta ekstreme kanë krijuar shiun artificial, duke përdorur dronë që fluturojnë mbi re.

Shiu formohet nga teknologjia e dronëve, të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Dubai është një nga vendet me tokat më jo pjellore ne planet, duke shpresuar se kjo metodologji do stimulojë rritjen e reshjeve vjetore.

Me sa duket kjo metodë funksionon.

Një video e publikuar nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe tregon shira e mëdha që kanë pushtuar të gjithë vendin.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se reshjet ishin përforcuar nga një teknikë e njohur si mbjellja e reve dhe synonin të rrisë kondensimin e tyre me shpresën se mund të shkaktonte shi.