Basketbollistët e Kosovës U18, meshkujt, sot kanë udhëtuar drejt Tiranës, ku do të zhvillohet FIBA European Challengers nga 3 deri më 8 gusht.
Përzgjedhësi Bekim Maxhuni ka publikuar listën me 12 lojtarë: Anes Gashi, Hajriz Hazeri, Dardan Maxharraj, Bledar Thaçi, Eliot Peci, Visar Ejupi, Dion Sheqiri, Rinol Gashi, Enes Huduti, Bardh Istrefi, Albatrit Syla dhe Enver Memqaj.
Në ditët e fundit është lënduar Albion Imeri, dhe për këtë shkak u zëvendësua në momentet e fundit.
Kosova më 3 gusht ndeshet me Shqipërinë, ndërsa dy më pas me Moldavinë. Në varësi të rezultateve, më pas do të luftojë për pozita të tjera.
Dy kombëtaret e para kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7, njofton FBK.