Katër muaj pas premierës botërore.
Në mes të shkurtit, prodhuesi japonez prezantoi një brez të ri, të tretë të modelit të tij më të popullarizuar në Evropë.
Pas një investimi prej sa 400 milionë dollarësh dhe në dritën e 35 vjetorit të prodhimit të modelit Nissan në Mbretërinë e Bashkuar, një linjë e re e prodhimit të fabrikës së Sunderland është nisur.
Kjo është një gjë e jashtëzakonshme edhe për ekonominë britanike. Gjegjësisht, që kur crossover i Nissan u prezantua 14 vjet më parë, çdo veturë e pestë e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar është vetëm një Qashqai.
Që nga fillimi i shitjeve në vitin 2007, më shumë se 3.5 milionë klientë kanë zgjedhur Qashqai të prodhuar nga Sunderland.
Nevoja për fuqi punëtore ka çuar në krijimin e një numri të vendeve të punës në impiantet britanike: 7,000 në fabrikat Nissan, si dhe 24,000 vende pune në zinxhirin e furnizimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.
Përveç risive në dizajn, gjenerata e tretë Qashqai është gjithashtu më e madhe se paraardhësi i tij. Është 35 mm më e gjatë, 32 mm më e gjerë dhe 25 mm më e lartë. Baza e rrotave është rritur me 20 mm.
E gjithë kjo do të kontribuojë që pasagjerët e sediljes së pasme të kenë më shumë hapësirë, ndërsa shoferit dhe pasagjerit të përparmë u sigurohet hapësirë shtesë prej 15 mm midis kokës dhe çatisë.
Një risi e rëndësishme janë dritat, të cilat rregullojnë automatikisht rrezen e dritës në varësi të kushteve të rrugës dhe trafikut nga drejtimi i kundërt.