Ballina E spikatur Fillon realizimi i analizave biokimike ne QMF ne Gjonaj

Fillon realizimi i analizave biokimike ne QMF ne Gjonaj

 

Duke theksuar se tanimë banorët e këtij fshati, por edhe e gjithë rajonit të Hasit mund të marrin shërbime laboratorike pa pasur nevojë që të vijnë në qytet, kryetari Haskuka ka thënë se tanimë në këtë QMF mund të kryhen pothuajse të gjitha analizat biokimike që realizohen në QKMF në Prizren.

Duke rikujtuar se QMF-ja në Gjonaj është përuruar në muajin shtator të vitit të kaluar, Haskuka ka shtuar se tanimë banorët e këtij rajoni po marrin shërbime cilësore në infrastrukturë moderne dhe theksoi se Komuna e Prizrenit është komunë e reformave shëndetësore.

Në anën tjetër, drejtoresha Arënliu Hoxhaj ka bërë me dije se ky laborator është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe ka shtuar se këto shërbime do të ofrohen nga stafi i specializuar për kryerjen e analizave laboratorike.

Ajo po ashtu ka njoftuar se ky laborator do të punojë dy herë në javë, të martën dhe të enjten.