Ballina E spikatur GOOGLE SHLYEN MIJËRA APLIKACIONE NGA DYQANI I SAJ PLAY STORE

GOOGLE SHLYEN MIJËRA APLIKACIONE NGA DYQANI I SAJ PLAY STORE

Sipas revistës që mbulon fushën e teknologjisë informative “Android Authority”, numri i përgjithshëm i aplikacioneve Android në dyqanin Google Play tani është në nivelin më të ulët që nga viti 2018.

Megjithatë, nëse pyesni pse Google po shlyen aq shumë aplikacione nga dyqani i Play Store, për këtë ekziston një arsye e mirë, transmeton Telegrafi.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, afro 115.000 aplikacione Android janë larguar nga dyqani i Google Play. E deri te kjo shifër e madhe ka ardhur si pasojë e ndryshimit të rregullave për dyqanin Play Store, që kanë për qëllim luftimin e aplikacioneve që kanë fotografi apo emër të gabuar e shpesh jo edhe cilësi të mjaftueshme që do t’i përmbushte kriteret.

Statistikat që tregojnë sesa aplikacione i kanë thyer rregullat e Play Store janë bërë të ditur në SafeBettingSites.

Kjo kompani ka bërë të ditur se ka përdorur të dhënat e App Annie, AppBrain, Statista dhe vetë Google – për të zbuluar numrin e saktë.