JAPONIA NDIHMON SHSKUK ME PAJISJE MJEKËSORE

Ministria e Shëndetësisë mori pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile, e cila është një donacion nga Qeveria e Japonisë.

Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja për dhënien e pajisjeve e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë e cila është vlera totale prej 810,000 euro është implementuar plotësisht.

Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt së bashku nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Mitsunori Ogasawara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.