Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkurs për 105 pozita pune në gjashtë pozitë të ndryshme nëpër Gjykatat Themelore në tërë territorin e vendit.
KGjK ka shpallur konkurs të jashtëm për pozitën, “Bashkëpunëtor Profesional”, duke kërkuar 59 punonjës për këtë pozitë.
Këshilli Gjyqësor ka hapur konkurs edhe për Zyrtar të Lartë të Personelit për paga dhe trajnime në KGjK dhe Zyrtar për të Hyra Gjyqësore për këtë institucion.